Mblidhet Konferenca e Kryetarëve, më 1 tetor në Kuvend do të shqyrtohen ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Konferenca e Kryetarëve është mbledhur sot për të futur në rend të ditës ndryshimet në Kushtetutë që do të reflektohen në Kodin Zgjedhor.

Deri më 30 shtator është afati i Komisionit të Posaçëm Parlamentar për të reflektuar këto ndryshime, teksa në Këshill Politik ende s’ka konsensus.

Ndërkohë është vendosur data 1 tetor për të shqyrtuar në Kuvend ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mazhoranca dhe opozita parlamentare kanë dorëzuar nga një draft, ndërsa përfaqësuesi i PS në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri ka paralajmëruar se me apo pa opozitën jashtëparlamentare, brenda afatit ndryshimet kushtetuese do të reflektohen në Kodin Zgjedhor për mos lënë vakum.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?