Mblidhet KQZ-ja për 25 prillin, Celibashi: Kam paraqitur 3 variante për fletën e votimit

Ka nisur mbledhja e Komisionit Rregullator për miratimin e përmbajtjes së fletës së votimit. Gjatë mbledhjes, kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka thënë se nuk ka paraqitur një propozim konkret sesi do jetë fleta e votimit, por ka paraqitur 3 variante, ku në 2 prej tyre është me emër, mbiemër kandidati dhe në një variant të tretë.

Celibashi: Projektakti i cili ka për qëllim miratimin e fletës së votimit, numri i kandidatëve në çdo qark është i ndryshëm, kemi vlerësuar që vendimmarrja të jetë e veçantë për secilin qark. Nuk kam paraqitur një propozim konkret sesi do jetë fleta e votimit, por kam paraqitur 3 variante sipas të cilit mund të jetë fleta e votimit, në 2 prej tyre është me emër, mbiemër kandidati dhe në një variant të tretë, përmbajtja e fletës së votimit është pa emra, kandidatët janë me numrat e renditjes në lista.

Eridjan Salianji, PS: Për këtë gjë të mos vendosë Rregullatori, duhet të vendosë vetë kryekomisioneri Celibashi. Nuk është kompetencë e juaja. Të pushojë mbledhja.

Helga Vukaj: Më në fund erdhëm edhe te akti më i rëndësishëm, miratimi i fletës së votimit, i cili është në kompetencën e Komisionit Rregullator si akt ligjor, por në kuadrin kur propozuesi është zoti Celibashi dhe ka paraqitur 3 variante, unë kam paqartësinë e ndarjes që duhet t’i bëjmë, akti paraqitet 1 dhe i vetëm dhe prurja në 3 versione na bën të paqartë se cili është vendimi i komisionerit, ndaj ai duhet të na paraqesë 1 version. Mirëpres sondazhin në KQZ dhe është e dukshme se cilën fletë duan shqiptarët, e cila mund të na orientojë për një vendim.

Iv Kaso, PD: Kthejani komisionerit për saktësim aktin. Të jetë i saktë dhe i qartë akti.

Muharrem Çakaj, anëtar i Rregullatorit (propozuar nga LSI): PS është njohur me materialin, dhe nuk ka pasur asnjë pretendim deri tani. Komisioni Rregullator i ka këto të drejta. (Të miratojë fletën e votimit). Celibashi të na sjellë një model konkret flete votimi, në mënyrë që ne ta miratojmë ose ta rrëzojmë. I japim kohë më shumë nëse atij i duhet për të na sjellë një variant konkret.

SHKARKO APP