Mblidhet Kryesia e LSI: Vijim i aksionit opozitar dhe koordinimin me PD

Pasditen e sotme, Lëvizja Socialiste për Integrim mblodhi Kryesinë dhe grupin e deputetëve. Në takimin e strukturave drejtuese të kësaj partie u diskutua për situatën politike dhe vijimin e aksionit opozitar.

Në përfundim të mbledhjes, Kryesia vendosi vijimin e aksionit në bashkëpunim me PD dhe mbështetje të plotë për komisionin që po harton reformën zgjedhore.

“LSI mblodhi këtë të martë kryesinë dhe grupin parlamentar. Në përfundim të mbledhjes së kryesisë u vendos:

  1. Vijimin e aksionit opozitar dhe koordinimin së bashku me Partinë Demokratike.
  2. Mbështetjen e plotë për punën e komisionit për reformën zgjedhore të opozitës së bashkuar”,- njoftoi zyra e shtypit e LSI.

SHKARKO APP