Mblidhet për herë të dytë Komiteti i Rindërtimit, Rama: Ja kur del raporti mbi dëmet
Ditën e sotme është mbledhurpër herë të dytë Komiteti Kombëtar i Rindërtimin në sallën e Këshillit të Ministrave në Kryeministri ku gjatë fjalës së tij, Edi Rama tha se në zonat urbane është bërë sistemi i gjithë familjeve nëpër shtëpi me qera.
Vetëm në Tiranë sipas tij janë 922 familje të akomoduara ndërsa për disa familje nga Durrësi është bërë strehimi pjahtë qytetit. Kryeministri tha se janë 36 shkolla jashtë funksionit për të vijuar procesin mësimor në to.
Rama tha se nuk ka një raport paraprak mbi dëmet duke treguar se diçka e tillë do të bëhet e mundur në muajin Janar ndërsa ka folur edhe donacinet që janë mbledhur teksa ka shtuar se ato vijojnë.
“Janë 922 familje të akomoduara në Tiranë dhe janë dhënë 660 bonuse qeraje. Janë 81 ekspertë nga 11 vende të huaja. Po përgatitet ligji i posaçëm për rindërtimin për krijimin e një kuadri ekskluziv për të gjitha aspektyet që kanë të bëjnë me rindërtimin. Një draft të parë e kemi gati, po bashkëpunojmë me Komisionin e Ligjeve për ta çuar drejt miratimit. Po punojmë ende për procesin e sistemimit. Kemi folur edhe me Ervisin, me Marinin dhe Arbërin nuk kemi pasur mundësi të lidhemi dje.
851 pallate me dëmtime të mesme apo të lehta. Te pallatet e dëmtuara rëndë, po bëhet një punë specifike për të përcaktuar shkallën e rrezikut. Një pjesë e pallateve janë me dëme të rënda, por të rikuperueshme. Shkolla “Emin Duraku”, inspektimet janë bërë, janë bërë më shumë se një insopektim. Ka një pjesë të shkollës që është krejtësisht e përdorshme dhe për një objekt që është i kohës së mëparshme, është dhënë urdhër që mos të përdoret. Të tjerat janë spekulime. Janë sot në terren 500 inxhinierë, sepse numri varijon, shtohen dhe ulen sipas disponimit, por janë edhe 81 ekspertë nga 11 vende të huaja” , tha Rama.