Mblidhet shtabi i PR në Tiranë, Mediu: 80% e strukturave drejtuese janë të rinj

Kryetari i PR-së, Fatmir Mediu ka mbledhur shtabin elektoral të Tiranës, ku akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka sabotuar çdo mundësi për zgjedhje të lira.

“Si asnjehere me pare nga 2013 qe qeveris ku regjim i korruptuar, nuk eshte bere asnje reforme zgjedhore simbas standarteve te ODHIR, por e kunderta eshte shkaterruar kushtetuta, kodi zgjedhor, per ti mohuar opozites dhe shqiptareve mundesine per zgjedhje te lira dhe te mdershme. Rama per qellimet e pushtetit te tij po perdorur nje parlament te paligjshem dhe qesharak, por as Rama dhe askush tjeter nuk mund ti ndalojne shqiptaret per te rimare pushtetin ne doren e tyre, per tu rikthyer ne rrugen Europiane”,- tha Mediu.

Nga ana tjetër, Mediu theksoi se Partia Republikane gjithmonë ka pasur deputetin e saj në Tiranë por në këto zgjedhje mbi 80% e strukturave drejtuese janë të rinj dhe “kam bindjen që PR do të marrë më shumë se një deputet dhe rinia do ketë përfaqësuesin e saj në parlament. Se bashku opozita dhe qytetaret e bashkuar do fitojne dhe ndertojne nje qeveri qe vjen nga vota e tyre dhe i sherben atyre”, tha më tej kreu i PR-së.

SHKARKO APP