Mblidhet sot Grupi Parlamentar i PD, caktohet skenari që do të ndiqet
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike mblidhet sot në orën 12:00.
Pjesë e diskutimeve do të jetë edhe aksioni në Kuvendin e Shqipërisë në lidhje me seancën plenare që do të mbahet ditën e nesërme.
Në seancën paraardhëse kishte tensione. Ku deputetët e opozitës bllokuan foltoren, goditën me sende të forta kryetaren e Kuvendit Elisa Spiropali dhe jashtë godinës dogjën karriget e tyre në shenjë proteste pas arrestimit të Ervin Saliannjit.
Ditën e djeshme, policia e Tiranës, çoi në SPAK 23 deputetë të opozitës, të përfshirë në tensionet e së hënës.