Mblidhet sot Komiteti Teknik i Ekspertëve, orë e re policore dhe rritje gjobash
Pasi kryeministri Edi Rama vendosi për rritje të gjobës dhe kufizim të aktiviteteve politike, sidomos për opozitën, sot pritet që të mblidhet Komiteti Teknik i Ekspertëve, pasi shifrat nga Covid-19 janë alarmuese. Dje u shënuan shifra rekord me mbi 2 mijë raste të reja.
Komiteti Teknik i Ekspertëve, do të mbajë një konferencë për mediat ku pritet të bëjë publike masat e reja që janë ndërmarrë. Pritet një zgjatje e orës policore, konkretisht mbyllja do të nisi 20:00 dhe jo 22:30, siç është aktualisht.
Po ashtu, Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu kanë theksuar se ka dyshime të forta se në vendin tonë kanë hyrë variantet e reja të Covid-19, të cilët janë më fatal dhe më infektues.