Mblidhet të mërkurën Komisioni i reformës në drejtësi

Komisoni i Posaçëm i Reformës në Drejtësi do të mblidhet të mërkurën në orën 10:00 për tu njohur me vërejtjet e misionit të EURALIUS për opinionet e PD-së mbi ligjin për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Janë 10 çështje që Partia Demokratike kudërshton në ligjin për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, të argumentuara në detaj në një material prej 55 faqesh.

Oponenca e Partisë Demokratike nis që me tekstin e projektligjit, i cili sipas ekspertëve të selisë blu nuk detajon proçedurën e përzgjedhjes dhe emërimit të anëtarëve të organeve të rivlerësimit, si dhe proçesin e vlerësimit të kandidaturave, duke e lënë kështu këtë proçes në diskrecionin e organeve të përfshira në proçedurë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu ekspertët demokratë i rikthehen sërish rolit të operacionit ndërkombëtar të monitorimit, të cilin nuk e gjejnë të pasqyruar mirë në ligj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në opinionin e tyre, demokratët kërkojnë dhe rishkimin e rolit të Inspektoratit të Lartë të Kontrollit të Pasurive dhe Drejtorisë së Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar. Ndërkohë, dita e nesërme është afati i fundit që ka në dispozicion Presidenti i Republikës për të hedhur shortin për anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Kreu i Shtetit është në pamundësi për të ushtruar kompetencën e tij, pasi ligji i rivlerësimit përmes të cilit duhet të kalojnë në sitë gjytarët dhe prokurorët që duan të jenë anëtarë të KED, ende nuk është miratuar. Me mbarimin e afatit kushtetues që i është lënë në dispozicion Presidentit, shortin për KED e hedh Kryetari i Kuvendit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?