Mblidhet urgjent KLD
Këshilli i Lartë i Drejtësisë njoftoi një mbledhje të jashtëzakonshme në orën 13.00. Mbledhja vjen pas thirrjes së ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani për shkarkimin e kryetarit të gjykatës së Gjirokastrës, Guximtar Boçi, i cili u përgjua nga një grua të cilës i kishte kërkuar favore seksuale për ta ndihmuar në një çështje gjyqësore për një pronë. KLD pritet të vendosë për shkarkimin e gjyqtarit për t’u hapur rrugë hetimeve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
KOHA JONË SONDAZH

