Mbreti Zogu I në vitin 1937 refuzoi të bëhej pjesë e Lidhjes Ballkanike themeluar në Beograd
Politikë Të Përzgjedhura E Shtunë, 8 Tetor 2022 20:35
Nga Enver Bytyçi-
Ai ishte ministër, kryeministër, president dhe në fund Mbret i shqiptarēve!
Ai bëri shtetin shqiptar, bazuar në modelin austriak, ku kishte studiuar!
Ahmet Zogu mbahet ne histori si burrë shteti, sepse zhvilloi sistemin ekonomik e financiar nga hiçi! Vendosi monedhen e Lekut dhe e bëri të konvertueshëm në Europë! E bëri pasaportën shqiptare të njohur në botë! E bëri Shqipërinë me gjimnaze dhe financoi dhjetra e qindra shqiptarë me studime në Europë!
Mbreti Zog I shënohet në histori se ishte patriot! Ishte i vetmi ne rajon që refuzoi në vitiin 1937 të bëhej pjesë e Lidhjes Ballkanike themeluar në Beograd!
Filozofia e qeverisjes së Ahmet Zogut ishte lidhja trinomike Zoti – Familja – Atdheu e kombi!