”Mbyll ciklin më 14 Maj”, Sali Berisha i përgjigjet Ramës: I ka ngelë “zora e trashë” në gojë

Nga selia blu, Sali Berisha i është përgjigjur komenteve të kryeministrit Edi Rama, i cili i referohet koalicionit “Bashkë Fitojmë” me “zorrën qorre”. Në konferencën e përjavshme me gazetarët, Berisha tha se Rama do ta mbyllë ciklin e tij në 14 Maj.

“Ramës i është “kallë data”, qëkur doli nga spitali ka pasuruar fjalorin, i ka ngelë “zora e trashë” në gojë. Rama e mbyll ciklin e pushtetit me këtë rast”,-tha Berisha. Për sa i përket krimeve elektorale, Berisha deklaroi se me ardhjen në pushtet të PD-së, krimi elektoral do të shpallet krim i rëndë.

“Ata që kryejnë krime elektorale, do të ndiqen deri në fund të jetës së tyre. I bëj thirrje administratës të mos bëhet skllave e qeverisjes që po qeveris vendin. Çdo shkelje ligji do të pasohet me pasoja të rënda. Krimi elektoral do të shpallet krimi i rëndë dhe parashkrimi për krimin elektoral do të hiqet”,-tha më tej Berisha.

SHKARKO APP