Mbyll sezonin, “Të Paekspozuarit”, Haxhinasto: Po rishikohet koncesioni, do hapet aeroporti i Kukësit

 

Emisioni “Të paekspozuarit” i Ylli Rakipit ka mbyllur ciklin me 26 emisione të këtij sezoni. Në puntatën e fundit, gazetari Rakipi prezantoi disa nga temat kryesore të trajtuara, si dhe reagimet nga institucionet shtetërore, analistët dhe opinioni publik për problemet e ngritura.

“Emisioni nisi 6 muaj më parë nën moton e thënies George Orwell: “Në kohën e mashtrimit universal të thuash të vërtetën është akt revolucionar”, ka deklaruar moderatori Rakipi në fillim të puntatës.

“Në këto 6 muaj në emisionin tonë keni ndjekur më të ekspozuarit që në fakt janë edhe të paekspozuariut. Duket si lojë fjalësh, por brenda saj ka një gjë të vërtetë. Shqipëria me gjendjen që është ,mungesat që ka, më të ekspozuarit e këtij vendi fshehin gjëra të rëndësishme, fshehin pjesë të tyre të rëndësishme të paekspozuara. Kanë dritëhije të çuditshme, dritëhije të mëdha të cilat ligji, shteti e ka të vështirë të ndalet dhe t’i dënojë”, ka deklaruar Rakipi.

Çështjet e trajtuara në këtë sezon në “Të paekspozuarit”

Emisioni i parë i transmetuar ishte “Parlamenti i krimit apo i ndërshkimit”, një pjesë e të cilit u risoll në kujtesën e publikut.

Një tjetër çështje e rëndësishme e trajtuar në emisionin ‘Të paekspozuarit” përgjatë sezonit ishin koncensionet. “Një modë e madhe koncensionesh, Bankers një koncension i cuditshëm, aeroporti i Rinasit një koncension i tille. Kontrata të bëra nga shteti shqiptar në dëm të shqiptarëve, kontrata që na detyrojnë ne për shumë kohë”, ka deklaruar moderatori Rakipi, teksa ka risjellë për publikun fragmente nga tre emisionet dedikuar koncensioneve që janë “Aeroporti i ndaluar”, “Një koncension në Republikën e bananeve” dhe “Një tango politike” referuar koncensionit të parkingjeve në Tiranë, që u diskutuar për t’u dhënë.

“Ndërsa për koncensionin e parkingjeve bashkia u tërhoq, për aeroportin Nënë Tereza qeveria pas negociatash të panumërta me koncensionarin gjerman duket se ka arritur një  marrëveshje”, ka deklaruar moderatori Rakipi, teksa ka prezantuar edhe intervistën që I është marrë ministrit të Transporteve, Edmond Haxhinatso për emisionin “Të paekspozuarit”.

Haxhinasto: Po rishikohet koncesioni, do hapet aeroporti i Kukësit

“Duhet ta vlerësoj këtë si koncension se ka krijuar një infrastrukturë mjaft moderne. Negociatat kanë kohë që kanë filluar, ka qenë një ndër objektivat që në fillim të këtij mandati. Jemi në fazën përfundimatre të tij. Përpiqemi që të rrisim sa më shumë territorin e përbashkët ku interesat tona përputhen. Vështirësia e negociatave qëndron në vlerësimin me saktësi sesa do të jetë efekti i aeroporteve që nuk janë ndërtuar akoma në zgjatjen e koncensionit dhe këto po diksutohen në raundet e ndryshme të negociatave. Ne kemi një parim të përbashkët që efektet e hapjes së aeroporteve të reja të mos cënojnë planin ekonomik të aeroportit të Tiranës. Për këtë kemi rënë dakord dhe ky është pretendimi kryesor”, ka deklaruar Haxhinasto.

Ministri i Transportit ka deklaruar se aeroporti i Kukësit pritet të jetë i pari nga aeroportet vendorë që do të bëhet efektivë, ndërsa ka interes nga kompani të ndryshme ajrore për të ofruar fluturime me çmime të ulëta, të njohura si low cost.

Intervista me Dael Dervishi, kreu i AKBN-së.

“Në fushën e hidrokarbureve duam të kontrollojmë që shpenzimet bëhen në përputhje me marrëveshjet hidrokarbure. Në fushën minerare duam të hedhim dritë mbi eksportet që bëjnë kompanitë apo për cështje të lidhura me shitjen. Në fushën e hidroenergjisë duam të bëjmë transparencë mbi invetsimet që bëjnë kompanitë. Kemi ndërtuar një platform dixhitale për grumbullimin, arkivimin, sistemimin dhe evidentimin  e të gjitha të dhënave në të gjitha fushat e energjisë që monitorohen nga AKBN. Përvec sistemit të vetëdeklarimit, kemi edhe sistemin e monitorimit për të kontrolluar që vetëdeklarimet të bëhen sipas operacioneve që janë kryer realisht. Këtë sistem duam ta integrojmë edhe me sisteme të tjera publike, si taimet, INSTAT, BSH dhe të gjitha palët e interesuara të aksesojnë në këtë sistem dhe të verifikojnë të dhënat”, ka deklaruar Dael Dervishi, kreu i AKBN-së.

Më pas, gazetari Rakipi prezantoi emisionin për Bankers apo edhe atë të Lazaratit.

“Përpjekje serioze të shtetit për të vendosur ligjin, por vetëm kaq, pasi mungojnë reformat dhe projektet. Bankers ka një shpërthim, ku jeta e njerëzve u vu në rrezik, ku toka helmohet dhe ata nuk kanë me cfarë të jetojnë. Në komunën e Cakranit njerëzit po ikin drejt Gjermanisë. Shpresa që vdes e fundit te njeriu, por mesa duket ka filluar të humbë.

Cfarë po ndodh me Lazaratin që mbahej si republikë e hashashit, 1 vit më pas”, ka deklaruar moderatori Rakipi teksa ka prezantuar fragmente nga tre emisione të tjera të transmetuara në këtë sezon, që janë “Nën ankthin e shpërthimit”, “Një shëtitje mes dëshpërimit” dhe “Fundi I një republike”.

Shqipëria në 2 vitet e fundit, Shkullaku: Shqipëria e zhgënjimit

Më pas, gazetari Rakipi bisedoi me Armand Shkullakun, drejtorin e ABC News mbi gjendjen e Shqipërisë në dy vitet e fundit.

“Mund ta quaja Shqipëria e zhgënjimit, pasi populli priti shumë, qeveria aktuale premtoi shumë, por mazhoranca aktuale erdhi me një numër shumë të madh votash dhe u pa si një mundësi për të ndryshuar gjendjen e vendit. E quaj Shqipëria e zhgënjimit se ekonomia ka bërë hapa prapa dhe ky 2 vjecar nuk solli optimizmin që duhet të sillte pas 8 vjetësh të rotacionit politik”, ka deklaruar Shkullaku.

I pyetur nga gazetari Rakipi, Shkullaku komentoi edhe disa nisma të qeverisë për të vendosur kontrollin dhe ligjin, sic ishte rasti i Lazaratit.

“Këto akte i fus te zhgënjimi, pasi kanë shërbyer si aksione dhe jo si reforma. Kanë shërbyer që të tërheqin vëmendjen e opinionit sikur cfarë po bëhet dhe kanë mbetur aty. Ky ishte ratsi i shembjes së ndërtimeve pa leje që u prekën të ekspozuarit dhe jo ata që janë të paekspozuarit, sic është edhe titulli i emisionit tuaj. Këtu e fus edhe Lazaratin. Publiciteti I ndërhyrjes në fshat për herë tyë parë ishte I meriutuar, por vdekja e një polici të RENEA-s tregoi se përvec postobllokut, brenda fshatit kishte arsenal armësh. Nuk qendka republikë hashashi, por republikë armësh. Rregulli dhe territory nuk duhet trajtuar si pushtim, se kush ngul flamurin i pari dhe kush rrëzon pallatin më të madh e më të bujshëm, por se cfarë ndodh më pas”, është shprehur Shkullaku.

Ai shtoi se zhgënjimi ka bërë që shqiptarët të largohen drejt Gjermanisë dhe Hollandës.

“Të varfër ka pasur edhe në 2010, por po ndodh tani kjo gjë se ka ardhur duke u rënduar, pasi përvec problemeve ekonomike ka humbur shpresa se mund të ndryshojë dicka. Kjo është ekonomikisht. Politikisht po ndodh dicka që shqiptarët po e ndjejnë, po ndërrohet qeveri cdo 8 vjet, ndërsa gjërat nuk po ndryshojnë dhe vendi nuk po nxirret nga kriza”, ka deklaruar Shkullaku.

Lubonja: Marrëveshjet që janë bërë në kurriz të publikut

Më pas, moderatori Rakipi  ka biseduar me Fatos Lubonjën për këtë projekt të qeverisë.

“Mungesa e transparencës dhe manipulimi janë dy anë të medaljes së sistemit që kemi ndërtuar ne. Ky projekt ka prapa marrëveshjet që janë bërë në kurriz të publikut. Prapa këtij projekti është edhe media”, ka deklaruar Lubonja.

vijon

SHKARKO APP