Mbyllet ”epoka” e deputetëve që donin kazanin (VIDEO)
Nga Redjon Shtylla
Si kurrë më parë, në shkurt të 2019, opozita reale dorëzoi në KQZ mandatet parlamentare. Tensioni politik në vend kulmoi me protesta të fuqishme të PD-LSI, ku dhuna policore nuk mungoi, as helmi mbytës që lëshoi qeveria ndaj qindra e mijërave protestuesve. Për këtë pjesë opozita hodhi akuza se qeveria blinte gaz helmues në Serbi.
Pas zgjedhjeve të 2017, ku PS-ja fitore me 74 mandate, për dy vite PD-LSI luftuan si brenda në Kuvend dhe jashtë saj, por pas dy viteve betejë, me idenë që do të krijonin një ngërç politik, ata dogjën mandatet. Por KQZ nuk humbi shumë kohë dhe i zëvëndësoi menjëherë. Në këto dy vite në seancën e Kuvendin kemi parë e dëgjuar perla nga deputetët zëvëndësues.
Ishte e trishtueshme të shihje sesi në Kuvendin ku krijohen dhe miratohen ligje për shqiptarët, qëndronin të ulur deputetë që vinin nga hiçi, pa asnjë formim të duhur që i përshtatet profilit të një politikane, apo edhe pa asnjë kontribut në shoqëri. Në mesin e këtyre deputetëve, ishin me kokrra ata që qëndruan vërtetë opozitarë ndaj qeverisë, pasi të tjetër votonin me sy mbyllur çdo ligj të maxhorancës, duke u kthyer në deputetë të mendonin që kazanin (stomakun) e tyre.
Edhe sot lëshuan perla. Majlinda Halilaj e cila u bë e famshme për fjalimin e saj për “kërpëratat” (korporatat), me plot gafa dhe gabime, në një prononcim për mediat, ajo tha se do të mbahet mend, pasi ka punuar shumë. Selami Jenisheri, para gazetarëve shprehu keqardhjen që jeta e tij politike në Parlament përfundoi këtë të mërkurë dhe për këtë ndihet keq. Por akuzoi se deputetët aktualë, janë më të poshtër që ka pasur historia e parlamentit shqiptar.
Pas dy vitesh opozita e vërtetë e cila do të ulet në shtator në vendin që i takon, është shprehur se bëri gabim me atë vendim drastik që u kushtoi rëndë, ndoshta edhe humbjen më 25 prill. Ky eksperiment me deputetët zëvëndësues është më i rrezikshme që përjetoi jeta parlamentare në këto dy vite, pasi mungoi censua dhe kritika e vërtetë, edhe pse opozita e vërtetë e bënte nga jashtë, ishin ata brenda që votonin gjithçka që maxhoranca dëshironte.
Në dy vitet e fundit janë shpenzuan rreth 350 milionë lekë për pagat e deputetëve. Një pagë mujore që shkon mesatarisht deri në 118 mijë lekë të reja në muaj nuk ishte aspak keq për ata që rastësisht u gjendën në postin ligjvënësit. Një deputet i cili vjen nga rrethet e largëta merr mesatarisht çdo muaj 40 mijë lekë karburant, ndërkohë ata që janë afër kryeqytetit përfitojnë rreth 30 mijë lekë në muaj. Pjesë e përfitimeve është edhe shërbimi telefonik.
Një deputet përfiton mesatarisht 80 mijë lekë të reja në muaj dieta, ku përfshihen ditët që kanë ardhur në Tiranë për të marrë pjesë në komisionet parlamentare apo seancë, por edhe takimet që kanë zhvilluar me banorët e zonave të tyre. Për ata që janë të pastrehë buxheti i shtetit u rimburson qiranë e shtëpisë në vlerën e rreth 30 mijë lekëve në muaj. Në këto dy vite, një deputet i opozitës ka marrë nga buxheti i shtetit rreth 6 milionë lekë të reja, duke përfshirë pagën dhe përfitimet e tjera.
Ata tashmë do të përfitojnë nga të mirat financiare që vijnë nga posti i deputetit. Do të shijojnë pushimet në vendet më të shtrenjta dhe për disa vite do të jetojë me pashallëk, pasi ishin deputetë të mendonin për kazanin dhe u dorëzonin pas ofertave.