Mbyllet gara PS-PD me flamujt partiakë në Shkodër, “çlirohen” rrugët

Përfundon gara mes partive kryesore politike në Shkodër, sidomos mes PS-së  e PD-së, se kush prej tyre arrin të vendosë më shumë flamuj në rrugët e qytetit. Sot, pas një marrëveshjeje, dy partitë kryesore kanë nisur të “çlirojnë” rrugët nga flamujt.

Heqja e flamujve është përqendruar kryesisht në rrugët dhe sheshet kryesore të qytetit, të cilat kanë qenë dhe më shumë të ngarkuara me flamuj. 

Kjo vendosje masive flamujsh nuk ishte parë asnjëherë më parë në qytetin e Shkodrës dhe për këtë arsye pati reagim nga ana e qytetarëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, burime nga dy partitë bëjnë të ditur se heqja e flamujve do të vazhdojë përgjatë dy ditëve dhe do të shikohet mundësia e vendosjes me marrëveshje në zona të caktuara.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?