Mbyllet gazeta “SHQIP”
Gazeta “Shqip” nuk do të dalë më në treg çdo ditë sikundër ka qenë deri më tani. Drejtuesit e saj kanë vendosur ta mbyllin versionin e përditshëm në print, me përjashtim të fundjavës kur do të ketë një numër. Ndërkohë gazeta do të funksionojë përditë vetëm në versionin e saj online.
Kjo gazetë është pjesë e grupit mediatik Top Media, në pronësi të Vjollca Hoxhës.
Gazeta “Shqip” solli një frymë të re në tregun mediatik shqiptar dhe ishte themeluar nga Dritan Hoxha.
KOHA JONË SONDAZH

