Mbyllet Legjislatura e VIII-të, shpërndahet sot Parlamenti dhe i hapet rrugë zgjedhjeve

Kuvendi mbyll ditën e sotme  punimet e legjislaturës së VIII-të, që shënon dhe shpërndarjen e Parlamentit aktual për t’i hapur rrugën zgjedhjeve parlamentare të 18 qershorit, nga ku do dalin 140 deputetët e rinj.

Rendi i ditës i seancës së fundit, parashikon mes të tjerash miratimin e projektvendimit “Për mbylljen e Legjislaturës së VIII-të të Kuvendit”.

Krahas kësaj çështje, në rend dite janë për diskutim dhe disa pr/ligje, si ai “Për peshkimin”, “Për zonat e mbrojtura”, ratifikimi i dy marrëveshjeve me palën gjermane për projekte në infrastrukturë, si dhe i disa rezolutave për vlerësimin e veprimtarisë së disa institucioneve në vend, gjatë vitit 2016.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?