Mbyllet për sot dogana greke në Kapshticë. Policia: U plotësua kuota prej 300 personash në ditë
Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit në Korçë njofton se për sot Dogana Greke e Krystallopigi është e mbyllur.
Sipas saj, nuk do të lejohet më asnjë person të kalojë drejt Greqisë nga Kapshticë për shkak se u plotësua kuota prej 300 personash.
Kujtojmë se këtë të dielë radhë kilometrike janë krijuar edhe në Kapshticë por Drejtoria e Policisë së Korçës apelon që qytetarët mos vijojnë të dynden port ë shmangin krijimin e radhës.
NJOFTIMI NGA POLICIA KORÇË
Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë.
Stacioni i Policisë Kufitare Kapshticë:
Ditën e sotme, pas takimit që autoritetet shqiptare zhvilluan me palën greke, jemi informuar se nga Pika e Kalimit Kufitar Kapshticë, drejt Republikës së Greqisë do të lejohen të kalojnë vetëm 300 shtetas.
Aktualisht kjo kuotë, është plotësuar dhe nga ana e palës greke është pezulluar puna.
Policia Kufitare apelon për qytetarët që duan të udhëtojnë në drejtim të Greqisë, që mos vijojnë të dynden dhe të shmangin krijimin e radhës drejt kësaj pike kalimi, pasi Dogana Greke aktualisht është e mbyllur.
Ju faleminderit për mirëkuptimin!