Mbyllet procesi i votimit për Primaret, mbi 51 mijë simpatizantë dhe anëtarë morën pjesë
Politikë E Diel, 4 Dhjetor 2022 18:34
Nisur që prej orës 08:00 të mëngjesit, është mbyllur procesi i Primareve në PD-në e Sali Berishës, edhe pse vijon në pak bashki. Sot do të dalin edhe kandidatët të cilët do të garojnë për zgjedhjet lokale të 14 majit 2023. Sipas shifrave të dhëna nga Rithemelimi, në proces kanë marrë pjesë 51.797 votues ndërsa nuk bëhet me dije sesa prej tyre janë anëtarë të Partisë Demokratike dhe sa prej tyre janë simpatizantë.