Mbyllet projekti ‘300 Qendra Shëndetësore’, Rama në Belsh inspekton procesin e punës

Kryeministri Edi Rama këtë të shtunë ka inspektuar procesin e punës në qendrën Shëndetësore në Belsh, ku u shpreh se kjo qendër po përmbyll fazën e parë të Programit Kombëtar, duke bërë kështu që në total të jenë 300 qendra shëndetësore .

Bashkë me kreun e qeverisë ishte edhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila jepte detaje për procesin e vaksinimit, testin e Covidit dhe për mamografitë falas që u kryern gjatë muajit tetor.

Rama shkroi në facebook, se në muajin e ndërgjegjësimit për luftën kundër kancerit të gjirit, rreth 9 mijë gra janë ekzaminuar falas, falë rrjetit të mamografëve që kemi siguruar në çdo rajon.

SHKARKO APP