Mbyllet protesta para Kryeministrisë

Pas më shumë se 120 minuta, edhe këtë ditë të dielë protesta e pestë qytetare para Kryeministrisë u mbyll me paralajmërimet se çdo ditë do të ketë tubime.

Protesta nisi në orën 11:00 në sheshin “Shkënderbej” dhe më qytetarët pas marshuan drejt sheshit përpara Kryeministrisë ku kanë qëndruar për afro dy orë. Ata janë shprehur të vendosur për të vijuar revoltën e tyre dhe paralajmëruan protestë çdo ditë të javës në orën 17:00, ndërsa ditën e shtunë do të kenë marshim.

Thirrjet e protestuesve vijojnë që të njëjta. “Nuk dorëzohemi, kërkojmë një jetë me dinjitet, ashtu siç e meritojmë”. Personat që morën fjalën në shkallaren para kryeministrisë, apeluan për unitet dhe për dalje masive në protesta. “Ju jeni e vetmja shpresë e këtij vendi. Të ndryshëm, por me të njëjtin hall”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kurse një orë para protestës së sotme, kryeministri Edi Rama doli kundër qytetarëve duke ju rikujtuar se gjendja e krijuar është prej një lufte dhe në situatë lufte, krizat janë të pritshme. Kreu i qeverisë sqaroi edhe paketën sociale, për të cilën theksoi se gjysmë milioni njerëz do të marrin për 3 muajt e ardhshëm 30 mijë lekëshin.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?