Mbyllet referendumi, Malësia e Madhe kryeson pjesëmarrjen
Janë mbyllur para pak çastesh në mbarë vendin qendrat e votimit të ngritura nga Partia Socialiste, për të votuar në referendumin mbi legjitimitetin e kryetarit.
Ndërkaq, burime nga selia rozë kanë deklaruar se pjesëmarrja më e madhe ka qenë në Malësinë e Madhe, me 94.8%.
Konkretisht, sipas burimeve, në Vaun e Dejës pjesëmarrja ishte 93.6%, në Pukë 86.3%, në Has 87.9% dhe në Tropojë 83.8%.
Ndërsa në Lezhë pjesëmarrja ka qenë 76.7%. Ku nga 1.906 anëtarë votuan 1.525, nga të cilët vota të vlefshme dolën 1511. Sipas të dhënave, 1.468 anëtarë votuan pro, ndërsa 43 kundër.
KOHA JONË SONDAZH

