Mbyllet rinumërimi i 114 kutive në qarkun e Beratit
Politikë E Premte, 21 Maj 2021 15:57
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve, ka përfunduar numërimin e 114 kutive të qarkut Berat. Diferenca midis Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim është 58 vota. Pas procesit të rinumërimit, LSI-ja ka arritur të rikuperojë 15 vota, ndërsa PS-ja është ulur me 18 vota. LSI-ja nuk arriti që të marrë mandatin që kërkon në këtë qark, pasi i duheshin 77 vota.