Mbyllet samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë, Rama: Moment i vështirë, sfidat janë të jashtëzakonshme

Fundi i Samitit të Procesit të Berlinit erdhi, pas një pritje dinjitoze nga kryeministri Rama. Në një konferencë të përbashkët me kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe presidenten e Komisionit të Europës, Von der Leyen, kryeministri Edi Rama u shpreh falënderues që u zgjodh vendi ynë që të zhvillohej samiti i Procesit të Berlinit.

”Jam mirënjohës zotit që kjo ditë të niste me një diell të mrekullueshëm dhe të mbyllej me një fllad. S’do gjeja dot fjalët e duhura për të falënderuar kancelarin i cili ishte kaq i hapur për ta sjellë procesin e Berlinit në Tiranë. Nuk do të gjeja fjalët e mrekullueshme për të falënderuar presidentet e Komisionit të Europës.

Ky është një moment i vështirë për çdokënd. Nuk duket se gjëra po bëhen me mirë, përfshi frontin e ri të tmerrshëm në konfliktin midis Izraelit dhe Hamasit. Këto kohë kanë farkëtuar bashkëpunimin tonë, kanë farkëtuar ndjenjën e bashkësisë dhe falë BE-së ajo se çfarë ka ndodhur është shfrytëzuar për të parë më para kundrejt Ballkanit Perëndimor. Por këta dy gjermanë krah meje kanë orare dhe kanë afate kohë të caktuara”,-tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kaq ishte Samiti i Berlinit në Tiranë duke dhënë shpresën se BE po afrohet drejt Ballkanit Perëndimor.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?