Mbyllet seanca/Kuvendi miraton buxhetin e ndryshuar 2020, refuzon kandidatët për anëtarë të Këshillit të RTSH

U mbyll edhe kjo seancë e kësaj të enjte. Kuvendi ka miratuar me 88 vota pro Aktin Normativ ndryshimet në buxhetin e vitit 2020, të ndryshuar. Vendimi për të shtyrë me tre muaj afatin e vlefshmërisë së certifikatës së kontrollit teknik është miratuar me 94 vota,

Gjithashtu po me 94 vota pro u votua edhe akti normativ për përdorimin e procedurës së përshpejtuar për subvencionimin e pagesës së qirasë së banesës për familjet e mbetura të pastreha, si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit 2019.

Edhe spitali i Fierit ishte në vëmendjen e seancës së sotme plenare. Deputetët votuan për autorizimin e Agjencisë Shtetërore për shpronësimin për negociimin e afatit të shpronësimit të pronarëve të tokës ku do të ndërtohet spitali. Kuvendi refuzoi kandidatët për anëtarë të Këshillit Drejtues të Radio-Televizionit Shqiptar, Besnik Mustafaj, Edmond Tullumani dhe Helidon Haliti.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?