Mbyllet seanca në Kuvend, Berisha live në Facebook: Ikën sa dolën euro-t që ju nxorri Rozeta

E shkurtër dhe me debat u mbyll seanca e parë plenare për vitin 2023 në Kuvendin e Shqipërisë. Kryetari i PD-së, Sali Berisha nga salla e Kuvendit, ku foli nga Facebook-u, tha se ministrat dhe PS-ja ikën ku ai nisi të flasë për euro-t që pastruesja Rozeta Dobi i ka nxjerrë nga shtëpia e Alda Klosit.

”Ky parlament u mohon deputetëve të drejtën kushtetuese. Ky parlament është shndërruar në funksion të një njeriu, i cili ka argument të vetëm sharjen si ordiner. Ju bëni gjithçka që të na bllokoni kontrollin. Në mënyrë absolute kjo nuk do të pranohet. Ju e dini që ai ka firmosur sikur të ishte kryetar i një organizate kriminale. Ai ka udhëtuar më shumë se 100 herë se një sheik. Kërkoj nga ju që rregullat themelore të parlamentit të mos i shkelni”, tha Berisha.

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, i kërkoi Berishës të ulej pasi i kishte përfunduar fjala, por kreu demokrat vijoi të flasë, madje pranë tij në foltore shkuan edhe deputetë të tjerë të opozitës. Kjo bëri që Nikolla të ndërpriste seancën. Berisha pyeti ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshin, nëse në banesën e tij ka qenë Rozeta Dobi.

”Niko thonë edhe për ty që Rozeta të ka hyrë në shpi, po ballukja, nuk kemi detyrë vetëm kontrollin, nuk kemi asnjë tagër tjetër, shqiptarët e votuar kundër jush votuan pro nesh që t’ju kontrollojmë, ju s’bëni asgjë tjetër vetëm na bllokoni kontrollit. Thuaji Ramës se kjo nuk do tolerohet, nuk do vijojë kjo praktikë. Ju e dini se ai ka firmosur si të jetë kreu i një organizate kriminale. Ka udhëtuar më shumë se çdo sheik me avion me dhomë gjumi”.

SHKARKO APP