“Mbyllet” Shengeni, 12 vende të BE-së kontrolle në kufij

12 shtete të Europës kanë vendosur kontrolle në pikat e tyre kufitare për shkak të Covid-19. Europa është zona e kuqe e virusit në botë. Zona e Shengenit përfshin territoret e 26 vendeve evropiane dhe funksionon si një shtet i vetëm për qëllime të udhëtimit ndërkombëtar me kontrollet kufitare për udhëtarët që udhëtojnë brenda dhe jashtë zonës por pa kontrolle të brendshme mes shteteve përbërëse.

Më shumë se 200 mijë raste personash të infektuar me coronavirus në të gjithë botën, dhe më shumë se 8000 kanë humbur jetën. Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, tha se kanë pasur mbështetje për masat e marra. Italia është vendi i dytë pas Kinës për numrin më të madh të vdekjeve, gati një të tretën e gjithë vdekjeve në botë që janë shkaktuar nga Covid-19.

Një nga arsyet që ka ndihmuar për situatën është se Italia renditet e dyta në botë për popullsinë e plakur, menjëherë pas Japonisë. Franca dhe Spanja po ashtu kanë pasur një numër të madh infektimesh dhe vdekjesh, dhe të dyja kanë nisur të marrin masa duke bllokuar qarkullimin e njerëzve dhe të makinave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mbretëria e Bashkuar e cila ka patur 400 të infektuar brenda 24 orësh, u bëri thirrje britanikëve të largohen nga lokalet, klubet e restorantet, por gjithsesi, nuk i kanë mbyllur. Qeveria britanike ka caktuar 360 miliardë euro kredi për bizneset vendase, për t’i mbrojtur nga pandemia.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?