Mbyllet votimit për kreun e FRESSH

Pas përfundimit të procesit të sotëm të zgjedhjeve për kryetarin e ri të FRESSH-it, statistikat tregojnë një pjesëmarrje votuesish prej 65%.

Sipas Zyrës së Shtypit në PS, “në tërësinë e tij, procesi vijoi i qetë dhe pa probleme. Qendrat e votimit ishin të hapura prej orës 07:00 e deri në 19:00. Vlen për tu theksuar fakti, se pati një fluks votuesish edhe nga zonat rurale”.

Pas orës 19:00, me mbylljen e procesit të votimit në të 207 qendrat në gjithë vendin, ka nisur procesi i numërimit të votave dhe deri në mesnatë pritet nxjerrja e rezultateve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në 61 bashkitë po vijon procesi i numërimit, ku janë të pranishëm edhe vëzhgues të kandidatëve me qëllim që procesi të jetë sa më transparent. KQZ është duke punuar në mënyrë të vazhdueshme e në kohë reale për nxjerrjen e rezultateve të marra nga Qendrat e Votimit. Rezultatet do të publikohen në vijueshmëri në faqen zyrtare të FRESSH në facebook.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?