Mbyllja e kolegjit ”Mehmet Akif”, Rama: Mua nuk më bën presion askush. Nuk ka lidhje me Erdoganin

Pas mbledhjes së Kryesisë së Partisë Socialiste për punën në lidhje me zgjedhjet lokale të 2023, kryeministri Edi Rama u pyet nga gazetarët në lidhje me mbylljen e kolegjit turk ”Mehmet Akif”, ku tha se nuk lidhet me Presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan.

“Faleminderit për këtë pyetje, por jo. Jua kam thënë me kohë. Mjafton t’iu referoheni fakteve, pastaj përrallave, keni kohë për t’iu referuar përrallave. Gjërat që i bëj, i bëj për ato qëllime që unë them. Merrni dhe shihni dokumentacionin, po të ishte një çështje politike dhe një mbyllje politike, pse do merreshim me një kolegj vajzash, ku ka shumë struktura të tjera atje që nuk i ka ngacmuar askush.

Siç kemi vepruar për çdo subjekt, kemi vepruar dhe në këtë rast. Do ishte shkelje nga Ministria e Arsimnit nëse nuk do të ishte vepruar në këtë rast. Spostimi i godinës nuk është bërë pa asnjë miratim. Kjo është shumë e thjeshtë. Këtë ka vërtetuar vendimi i djeshëm i gjykatës. Donin të paguanin prapa.

Nëse doni ta vishni këtë me qëllime të errëta, mua nuk më bën askush presion pasi unë jam kryeministri që më kanë zgjedhur shqiptarët. Unë këtu mund të bëj gabime, por janë gabime që nuk vijnë nga qëllimi i keq, por nga një gjykim që mund të mos jetë i duhuri për atë gjë”.

SHKARKO APP