Mbyllja e kolegjit turk, nxënësit protestë para Ministrisë së Arsimit
Mbyllja e pakuptimtë e kolegjit turk “Mehmet Akif”, nuk pranohet nga drejtuesit, nxënësit dhe prindërit e tyre. Nxënëset nesër (e hënë) do të mbajnë një protestë para Ministrisë së Arsimit, si kundërpërgjigjje ndaj vendimit të qeverisë. Pas Ministrisë së Arsimit, ata do të marshojnë drejt Kryeministrisë.
Ky institucion funksiononte në Shqipëri që nga viti 1996 dhe është ndër të parat shkolla të mesme private të hapura në vend pas viteve 90’.
Vendimi i qeverisë ngarkon kolegjin që të mbulojë të gjitha shpenzimet për kryerjen e procedurave për transferimin e nxënësve. Në vendim, kolegjit i kërkohet që të kthejë pagesat e kryera nga prindërit për pjesën e papërfunduar të shkollimit.