McAllister i kthehet Ramës: Turqia larg BE, nuk është faktor stabiliteti

Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama se Turqia ka rol stabilizues për sigurinë e Bashkimit Evropian, Zëvendës/Presidenti i Parlamentit Evropian, njëherësh kryetar i  Komisionit të Punëve të Jashtme, David McAllister theksoi se Ankaraja duhet të shohë përgjegjësitë e veta sa i përket tensionit që ka shkaktuar në Mesdhe.

Gjithashtu, ai thotë se shteti turk është distancuar gjithnjë e më shumë nga standardet e Bashkimit Evropian.

“Por marrëdhëniet BE-Turqi kanë kaluar një fazë shumë të vështirë dhe fatkeqësisht ka ndodhur kjo gjë. Ne duhet të gjejmë drejtpeshimin ndërmjet bashkëpunimit të drejtpërdrejtë. Turqia për shumë vite ka ndjekur një distancim gjithnjë në rritje nga standardet e BE. Por ka ndjekur një politikë të jashtme konfrontuese dhe armiqësore. Turqia duhet të kuptojë fajin e vet për këto tensione kaq të mëdha që kemi parë në Mesdhe. Pavarësisht kësaj, ne e kemi shtrirë dorën si BE. Topi tashmë është në anën e Presidentit Erdogan, por ne na duhet të kemi një vëzhgim real. Janë veprat ato që flasim dhe jo fjalët. Për momentin gjërat janë të ngrira. Do të jetë Erdogan që do iu përgjigjet pyetjeve dhe jo ne”, tha ai.

SHKARKO APP