Me 10 qershor vendimi për Ndoka-Ndreun, avokati: Goditja, jo për shkak të detyrës

 

Gjykata e Lartë ka shtyrë për në 10 qershor vendimin për dy depuetetët socialist Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu, të cilët akuzohen për dhunimin e kolegut të tyre demokrat Gent Strazimiri

Avokati mbrojtës i deputetit Ndoka, Ardian Visha,  në një prononcim të shkurtër për mediat pas daljes nga gjykata tha se mes palëve ka mosdakordësi për kualifikimin e veprës. Sipas tij goditja nuk është për shkak të detyrës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Avokati: “Goditjen e pranojmë, nuk kemi problem me goditjen. Nuk pranojmë kualifikimin e veprës. Ligjbërësi ynë ka bërë një dallim klasor. Kurr rreh një njeri të thjeshtë dënohet më pak sesa kur rreh një zyrtar. Problemi tani është se zyrtari ka rrahur zyrtarin, nuk e ka rrahur për shkak të detyrës, e ka rrahur në korridorin e Kuvendit, e ka ftuar për kafe. E ka goditur shumë pas fjalimit të parlamentit, janë goditur në korridor, janë grindur. Zihen dy zyrtarë me njëri-tjetrin. Nuk është një goditje për shkak të detyrës. Ky është thelbi”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dy deputetët socialistë Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu mund të dënohen me burg ose me punë të detyruar në komunitet nëse Gjykata e Lartë pranon pretencën e prokurorisë dhe të pandehurit e pranojnë.

Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar 1 vit burg për deputetin Arben Ndoka dhe 8 muaj burg për deputetin Pjerin Ndreu, por ky dënim të konvertohet në punë në komunitet, 150 orë pune për Ndokën dhe 80 orë për Ndreun.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?