Me 1170 vaksina, Rama lavdëron veten para ndjekësve në facebook: Ndihuni krenar për qeverinë që keni

Kryeministri Edi Rama e quan sukses të qeverisë sigurimin e kontratës së drejtëpërdrejtë me Pfizer ndërsa nuk harron të kritikojë BE-në e cila la jashtë skemës së vaksinave Ballkanin Perëndimor.

“Mjafton të shikoni çfarë ndodh në Evropë, duhet të jeni krenarë për qeverinë e Republikës së Shqipërisë pavarësisht se është qeveria e një prej 6 vendeve të rajonit në mes të Evropës të rrethuar nga kufijtë e Bashkimit Evropian e që u la jashtë skemës evropianë të shpërndarjes së vaksinave në pritje të “godo kovaksit” siguroi kontratën e drejtpërdrejtë me “Pfizerin” dhe e filloi vaksinimin në fillim të janarit falë një marrëveshje më një vend partner.

Ndërkohë që shikoni ca ndodh në Bosnjë ndërkohë deklaruan dje se do marrin që do marrin 2 mijë doza sputnik që deri tani s’ka asgjë Maqedonia e Veriut shikoni çfarë ndodh deklaruan se do i drejtohen Kinës për vaksinën Kineze.

Po, i sjell këto, për të thënë që nuk i kanë fare vaksinat, as sa një shkallë as sa një lagje, ndërkohë që ne kemi kontratën kemi filluar pallatin. Ka pasur një vonesë për Shqipërinë jo nga dembelizmi jo nga paaftësia jo se s’kemi lekë këtu është çështje jo se nuk paguajnë milionerë është çeshtje aftësie se nuk ka vaksina nëpër supermerkatos e botës që s’po shkojmë në ti blejmë.

Nuk ka vaksina në stoqe nëpër fabrika që s’po shkojmë në ti blejmë, por ka shumë më shumë kërkesa se vaksina dhe  prandaj vonesa ishte për gjithë Evropën, prandaj u ngrit Brukseli, Italia që do hedhin në gjyq kompanitë pse nuk respektuan skedulin.

Rama kujtoi se  janë vaksinuar 700 mjekë dhe infermjerë që çdo dite përballen brenda me rrezikun e vdekjes. Ndërsa në shkurt do të sjellë kompania 40 mijë doza të tjera “që ka dhënë garancinë në kontrate në 15 shkurt do të vijnë 10 mijë doza dhe brenda shkurtit do të vijnë 30 mijë që dhe do të shtrihet vaksinimi në të gjithë vendin.”

SHKARKO APP