”Më 14 Maj humbjen e ka të sigurt”, Meta: Zgjedhjet e përgjithshme do të mbahen shumë shpejt
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se fakti që kryeministri Edi Rama zgjedh ta përqendrojë fushatën e tij për lokalet e 14 Majit tek figura e tij dhe ish-kryeministrit Berisha, është një fyerje për qytetarët. Meta u shpreh edhe se do të jenë në zgjedhjet e përgjithshme që sipas tij do të mbahen shumë shpejt pas 14 Majit, zgjedhje ku Meta tha se Rama edhe mund të mos kandidojë.
Pse Rama merret me ju e Berishën, ndërsa Alibeaj me PD kaloi një kalvar të gjatë për të pasur PD zyrtare, ajo që ndodhi me vulën, KQZ e KAS e në fund me Apelin. Pse ju zgjedh ju si dy figura për ti sulmuar?
Meta: Ai vetëm na nderon nuk na fyen. Fyen qytetarët sepse unë nuk kandidoj. Unë e Berisha do kandidojmë në zgjedhjet që do mbahen shumë shpejt pas 14 majit. Ky nuk dihet a do të kandidojë.
Po konsideroheni si zorra qorre, pas operacionit për apandecitin e Ramës?
Meta: Nga kush? Nuk ofendohem nga një njeri që nuk është normal, që nuk pranon të bëjë testin e drogës.