Më 15 tetor në Luksemburg, Spiropali: Sukses i merituar drejt anëtarësimit në familjen tonë natyrale evropiane

Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm miratoi Pozicionin e BE-së për çeljen e negociatave për grup-kapitujt e parë me Shqipërinë. Kjo i hap rrugë mbajtjes së Konferencës së dytë Ndërqeveritare BE-Shqipëri, në 15 tetor në Luksemburg. Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali u shpreh se ky është një sukses i merituar drejt anëtarësimit në familjen tonë natyrale evropiane.

”Ky është një sukses i merituar i Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Sidomos po të mbajmë parasysh që Shqipëria është e para mes vendeve kandidate që çel negociatat e anëtarësimit mbështetur në metodologjinë e re të BE-së.

Ky vendim është gjithashtu një vlerësim për ecurinë e reformave në vendin tonë. Kuvendi do të vijojë të udhëheqë me vendosmëri procesin e integrimit europian dhe do të garantojë legjitimitetin demokratik dhe karakterin gjithëpërfshirës të këtij procesi”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?