Me 184 km/orë në Levan-Vlorë, Policia gjobit emigrantin 24-vjeçar
Çdo ditë e më shumë ka të rinjë që shkelin regullat e qarkullimit. Në autostradën Levan-Vlorë, gjatë monitorimit me radar, është konstatuar mjeti tip “Benz”, me shpejtësi 184 km/h që drejtohej nga një 24-vjeçar me iniciale A. M., rezident në Itali. Ai u ndëshkua me gjobë 40.000 lekë të rinj.
Sipas njoftimit për shtyp të Policisë së Shtetit, gjatë 48 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë 13 drejtues mjetesh, nga të cilët 6 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 7 për drejtim mjeti në gjendje të dehur. Po ashtu gjithashtu janë pezulluar 73 leje drejtimi, nga të cilat 44 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 25 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 4 për qarkullim në sens të kundërt.
”Policia Rrugore e Tiranës ka identifikuar edhe 17-vjeçarin, i cili drejtonte automjetin pa leje drejtimi, duke qenë rrezik për përdoruesit e tjerë të rrugës. Kjo erdhi pas postimit në disa media sociale, i një videoje ku shfaqet një drejtues automjeti, i cili filmon veprimet e tij duke qarkulluar në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor në sens të kundërt me atë të lejuar në zonën e Kamzës, ankesë e përcjellë edhe nëpërmjet Komisariatit Digjital. Ndaj 17-vjeçarit filloi procedimi penal për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe po punohet për sqarimin e rrethanave dhe përgjegjësive të tjera administrative në raport me shkeljet”: