”Më 2 mars të gjithë në Bulevard”/Presidenti Meta: S’do jemi më lavatriçe e pastrimit të parave
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka shpërndarë për ndjekësit e tij në rrjete sociale, një raport ku thuhet se Shqipëria renditet sërish në listën gri të pastrimit të parave. Në mesazhin e tij, kreu i shtetit thotë se më 2 mars, do të kërkohet edhe rivendosja e sistemit të llogaridhënies publike. ”Shqipëria nuk do të jetë më lavatriçe e pastrimit të parave të organizatës ndërkombëtare”.
Postimi i plotë
Të dashur qytetarë!
Asnjë habi për hapat pas që Shqipëria ka bërë edhe në këtë drejtim.
Ndaj më 2 mars të gjithë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në mbrojtje të Kushtetutës dhe integritetit të Gjykatës Kushtetuese, për të rivendosur sistemin e llogaridhënies publike në çdo nivel vendor dhe qendror, në të gjithë vendin. Shqipëria nuk do të jetë më lavatriçe e pastrimit të parave të organizatës ndërkombëtare.
Bashkë për Kushtetutën!
Bashkë për Shqipërinë!