Më 20 dhjetor Kuvendi i Shqipërisë dhe i Kosovës bashkohen në Prishtinë, Spiropali: Rritje e kontributit të faktorit shqiptar

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali, ka folur më shumë mbi mbledhjen e përbashkët të Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës, në Prishtinë, në 20 dhjetor.

Teksa rendit edhe arsyjet për çfarë do të shërbejë kjo mbledhje, Spiropali thekson se do të punohet më shumë për rritjen e kontributit të faktorit shqiptar.

”Ky Kuvend i përbashkët vjen si nevojë e koordinimit të agjendës tonë kombëtare për realizimin e objektivave strategjike, anëtarësimin e Shqipërisë në BE, integrimet euro-atlantike të Kosovës, mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve dhe rritjen e kontributit të faktorit shqiptar në zhvillimin, demokratizimin, paqen e sigurinë në rajon e më gjerë”,-shkruan Spiropali.

Dy kuvendet janë mbledhur së bashku edhe njëherë më 27 nëntor 2022 me rastin e 110 vjetorit të Pavarësisë.

SHKARKO APP