Më 21 qershor Kushtetuesja shqyrton mandatin e Xhaçkës. Ish-ministrja mohon çdo akuzë për bashkëshortin

Gjykata Kushtetuese do të marrë në shqyrtim mandatin e deputetes së PS-së, Olta Xhaçka më 21 qershor. Mandati edhe pse ka një vendim kundër të Parlamentit, u ridërgua sërish në Gjykatën Kushtetuese nga 44 deputetë të opozitës.

Kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi, pasi depozitoi kërkesën tha për mediat se çështja duhet marrë në shqyrtim nga Kushtetuesja me urgjencë, pasi sipas tij bëhet fjalë për dinjitetin e tyre.

Me 72 vota kundër të mazhorancës dhe 39 vota pro të opozitës, Kuvendi i Shqipërisë vendosi kundër dërgimit në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të deputetes Olta Xhaçka.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vetë Xhaçka mohoi çdo akuzë, për përfitime të paligjshme apo konflikt interesi, ndërsa theksoi se bashkëshorti i saj ka vetëm status të investitorit të asistuar dhe jo atë të investitorit strategjik të veçantë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?