Më 23 korrik Rrogozhina zgjedh kryetarin e ri

Më 23 korrik pritet të mbahen zgjedhjet e reja për bashkinë e Rrogozhinës, pasi 14 Maji u rrëzua. Projektvendimi do të miratohet të hënën gjatë mbledhjes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Edhe në Bashkinë Kukës, do të përsëriten zgjedhjet pas video-skandalit të Safet Gjicit i cili dha dorëheqjen si kryetar.

Përfaqësuesit ligjorë të dyshes Berisha -Meta kundërshtuan rezultatin e 14 majit, kur u shpall fitues Edison Memolla, kandidati i PS, me argumentin se kutia e fundit që i dha fitoren atij ishin votat e të burgosurve. KQZ pranoi kërkesën për rinumërim dhe nga hapja e kutive diferenca e socialistit me kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” Shkëlqim Hoxha u ngushtua nga 30 në 21 vota.

Nga ana tjetër pritet që në ditët në vijim të caktohet një datë edhe për zgjedhjet në Bashkinë e Kukësit pas shpalljes së vakancës nga ana e qeverisë. Kjo Bashki mbeti pa një drejtues pas publikimit të video skandalit seksual të Safet Gjicit në zyrën e tij.

SHKARKO APP