“Më 25 prill do të fitojmë zgjedhjet”, Braimllari: Realizuam votim historik brenda LSI-së

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Endrit Braimllari, i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” deklaroi se procesi i votimit brenda Lëvizjes Socialiste për Integrim ishte historik. Ai tha se anëtarësia e LSI-së votoi për herë të parë online.

Për herë të parë një parti politike, me anë të një aplikacioni, bën një votim online. Shumë të rinj morën pjesë në zgjedhjet e LSI. Kjo tregon se është një forcë inovative dhe dëshmon se nëse ka vullnet, mund ta bëjë. LSII e ka bërë këtë gjë që më 2012, kur aplikoi votimin elektronik për të gjithë bazën e saj.

Kjo bën që të votojnë edhe anëtarët e LSI në diasporë. në këtë votim, morën pjesë shumë të rinj të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Aplikacioni është normal, ku janë të dhënat e anëtarëve të LSI-së. Votimi online është i thjeshtë, por duhet vetëm vullneti. Vota është e fshehtë, sepse fjalëkalimi është individual. Mendoj se votimi online është i suksesshëm, mendoj”, tha Braimllari.

Endrit Braimllari theksoi se LSI është e përgatitur për zgjedhje dhe se më 25 prill do të fitojë në zgjedhje.

Më 25 prill fiton ajo parti politike që organizohet mirë dhe ka program për t’ju shërbyer qytetarëve. LSI është krijimi i punëve të mirë-paguara që të mund të jetojnë mirë në vend. Ne akuzojmë Rilindjen për shpopullimin e vendit, për papunësinë, ne duam të kthejmë shpresë, duke hapur vende të reja pune, duke hapur turizmin dhe bujqësinë, të bëjmë Shqiipërinë vendin tonë.

LSI tregoi dje se ka super organizim dhe është forcë politike e gatshme për të hyrë në zgjedhje. LSI me atë pjesëmarrje dje, tregoi se është e gatshme të hyjë në çdo proces zgjedhor dhe të fitojë”, theksoi Braimllari.

Më tej, Braimllari nënvizoi se LSI sulmohet, për shkak se garanton qeverisjen dhe hap vende të reja të punës.

“LSI sulmohet sepse garanton qeverisjen dhe hap vende të reja pune. Shqipëria sot ka ekonomi jo të mirë, ka humbur shpresa. Ne kemi program që të hapim sa më shumë vende të reja pune. Ne duhet të kthejmë rininë tonë këtu, të kemi sistem arsimor të shëndoshë.

Vetëm me heqjen e akcizës ti krijon mijëra vende pune, por qeveria s’ka vullnet. Në 4 vjet, ekonomia ka shkuar shumë më mbrapa. Këta që janë sot në pushtet janë të papërgjegjshëm në drejtim. LSI është forcë që rritet përherë”, vlerësoi Braimllari.

SHKARKO APP