Me 95 vota pro, rrogat e pushtetarëve do të rriten

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike ajo e vulës që njeh gjykata, miratuan me 95 vota projektligjin për rritjen e pagave të punonjësve të administratës, ku përfshihen edhe funksionarët e lartë shtetërorë, që nga presidenti, kryeministri, ministrat dhe deputetët.

Paga më e lartë është ajo e Presidentit të Republikës, e cila shkon në 425 mijë lekë. Dy funksionarët e tjerë më të paguar janë kryeministri dhe kryetari i Kuvendit, të cilët do të paguhen njëlloj, 393 125 lekë. Ministrat që janë edhe deputetë do të marrin rrogën më të madhe, që është vlerësuar ajo e ministrit, e cila shkon në 318 750 lekë.

Me reformën e pagave, kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria do të ngjitet në nivelin e lartë të rajonit. Për rritjen e pagave të deputetëve dhe ministrave, Rama argumentoi se në asnjë vend të botës nuk ka prokurorë e mësues që paguhen më shumë se ligjvënësit

Një shfaqje hipokrite e cilësoi Sali Berisha, pasi tha se procesi i rritjes së pagave duhet të niste me vendosjen e minimumit jetik. Ndërkohë që kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori që duket sikur ka marrë frenat e një opozite të re, zhvilloi sot një protestë para Kuvendit, kundër rritjes së pagave për deputetët dhe ministrat. Ata hodhën drejt ish-ministrit Arben Ahmetajt lekë fallso, ku e quajtën edhe hajdut.

SHKARKO APP