Me 97 vota pro, Blendi Çuçi votohet në Kuvend si ministër i Brendshëm

Kuvendi votoi dy dekretet për shkarkimet dhe emërimet e reja në qeverinë ”Rama 2”. Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta pa asnjë vonesë, firmosi dy dekretet për emërimin e Blendi Çuçit si ministër i Brendshëm dhe Milva Ekonomit si ministre e Bujqësisë.

Po ashtu kreu i shtetit firmosi edhe dekretin për lirim nga detyra për Sandër Lleshajn, si ministër i Brendshëm.

Shumica socialiste menjëherë pas këtyre dekretimeve nuk ka humbur kohë dhe futi në rend të ditës dhe votoi në parlament, të Blendi Çuçit dhe Milva Ekonomit. Pas betimit përpara Presidentit të Republikës, ata do të marrin detyrat e reja.

SHKARKO APP