Me Bashën apo Berishën janë Mediu, Dule, Duka dhe Shehi?
PD është e ndarë në dy formacione politike, kandidatët e Bashës me vulën e PD-së kurse ata të Berishës me logon “Shtëpia e Lirisë”. Por edhe vetë partitë e vogla të opozitës janë të ndarë, ndërsa akoma në dilemë. Nëse LSI dhe PDK janë me Berishën sepse i dorëzuan vulat e partive kandidatëve të ish-kryeministrit, nga ana tjetër bie në sy sidomos Fatmir Mediu kryetar i PR-së që nuk pozicionohet.
Po kështu edhe Agron Duka i PAA, Vangjel Dule i PBDNJ dhe Dashamir Shehi i LZHK akoma nuk janë pozicionuar nëse janë me Berishën apo Bashën në zgjedhjet e pjeshme vendore me 6 mars.
Sipas Fatmir Mediut që foli për oranews ai refuzon të jetë me Bashën apo me Berishën, duke preferuar të rrijë duke vëzhguar nga larg.
Me sa duket janë duke pritur rezultatin e 6 marsit për të parë kush merr me shumë vota nga opozita, Basha apo Berisha.
Kjo është lojë jo e ndershme e tyre, sepse derisa janë parti politike aleate të PD-së, edhe mandatet e deputetit i morën nga kjo listë e PD-së, ata duhet të pozicionohen e jo të presin se kujt i bie në dorë “tasi me mjaltë”.
KOHA JONË SONDAZH

