Me Berishën kryetar, PD-ja i kërkon KQZ që të regjistrohet për zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë
Më 4 gusht janë zgjedhjet e parakohshme lokale në Himarë. Ndaj dhe Partia Demokratike ka depozituar pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për të marrë pjesë në zgjedhje. Kërkesa është dorëzuar këtë të hënë, ku tashmë në dokumentacionin që është paraqitur në KQZ rezulton se Sali Berisha është kryetar i kësaj partie.
Demokratët kanë marrë një vërtetim nga Zyra e Regjistrit të Partive Politike, pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, më datë 22 korrik, ku rezulton se Berisha është kryetar i PD.
Pritet që nesër KQZ të shqyrtojë kërkesën e Partisë Demokratike dhe 10 forcave të tjera politike që kanë shprehur vullnetin për të garuar për zgjedhjet në Himarë.