Me lule në duar, Rama shkon në familjen e Anri Kashikut dhe e shpall ”Dëshmor i Atdheut” (VIDEO)

I pranishëm në homazhet e lamtumirës për 18-vjeçarin e kthyer në hero, kryeministri Edi Rama tha se Anri Kashiku shpallet ”Dëshmtor i Atdheut”. ”Në familjen e Anri Kashikut, heroit që dha jetën e vet për të shpëtuar dy jetë, vëllain e vogël dhe shokun e tij”, shkruan Rama në facebook. 18-vjeçari humbi jetën për të shpëtuar vëllain dhe shokun e tij, të dy 15-vjeçarë.

BISEDA ME TË ATIN E DJALIT:

Babai i djalit: E takova për herë të fundit pas vitit të ri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rama: Ai është shpallur “Dëshmor i atdheut”. Nuk kemi fjalë për atë që ka bërë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Babai i djalit: Respekte! Shumë faleminderit.

Rama: Me atë që ka bërë, ke pasur një djalë të mrekullueshëm.

Babai i djalit: Kur dëgjoj këto fjalë, sikur më lehtësohet dhimbja. Nuk do iki asnjëherë, por ndjehem shumë krenar për atë djalë që kam pasur.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?