Më mirë masa sigurie strikte shëndetsore se sa bllokim brenda dhe falimentim të biznesit dhe shtetit në pak muaj
Edi Rama bën mirë që rrit kërkesat për siguri e garanci për jetën e qytetarëve shqiptarë. Në radhë të parë është jeta e çdo njeriu, por kjo nuk do të thotë të mbyllet gjithçka.
Ja do të shtyhet disa javë kjo gjëndje, mbyllur kushdo në shtëpi, por a duhet të hanë njerëzit? Kush do t’ju jap ushqim mijëra familjeve në nëvojë? Si do të vijnë ushqimet, perimet, etj për të cilat kanë nevojë njerëzit? Po qindra e qindra biznese që po falimentojnë si do jetojnë pas “epokës së koronës”? Me këtë ritëm ka mundësi që futemi në kolaps total ekonomik, ku bukën do ta kërkojmë me mik!
Kryeministri duhet të këshillohet jo vetëm me mjekët për momentin, por edhe me këshilltarë që kanë një barrë mend se si mund të kalojmë krizën e rëndë jetësore, por pa kaluar në kolaps apo rrënim ekonomik.
Natyrisht që ka të drejtë kryeministri që nxjerr ushtrinë në rrugët e Shqipërisë, por nëse vazhdon gjatë (siç duket se do të zgjasë shumë) ka mundësi që as ushtria të mos mbushë mirë barkun me bukë. Le të fusë policinë dhe ushtrinë kontroll kudo ku punohet nëse respektojnë kushtet që përcakton ministria e shendetisë, por ama të punohet. Le t’i arrestojë pronarët, administratorët apo përgjegjsit të cilët nuk respektojnë kushtet, por ama të punohet.
Nuk e shpëton ekonominë paketa e deklaruar nga kryeministri, ajo mbetet një serumë më shumë mbi trupin e shkatërruar të ekonomisë.
Kryeministri të bërtasë e lutet, siç bën përditë e përnatë, pasi merakoset si njeriu që ka përgjegjsi legjitime për jetën e sejcilit, por ai ka nevojë të vendos rregulla e kontrolle shumë të rrepta dhe t’i lejojë bizneset të punojnë. Siç e vendos mjekësia dhe institucionet kontrolluese, por ama të punojnë, edhe me personel të përgjysmuar. Sepse jeta vazhdon dhe do të vazhdojë e që të mos thotë më vonë, pas epokës “koronavirusit”, kur ta kap kriza e madhe ekonomike vendin se “nuk do ta doja këtë kohë të mallkuar, pa bukë, të isha kryeministër!
A. Malaj
Ndërsa akademiku Artan Fuga, në një analizë publikuar në Facebook, këshillon qeverinë të të mbështesë bizneset prodhuese dhe në mënyrë që të shmanget kolapsi ekonomik në vend nga kriza e koronavirusit.
Analiza e plotë e Artan Fugës:
Jo vetëm të përcaktohen sektorët që duhet të punojnë, por edhe të mbështeten fuqishëm.
Eshtë një gjë e mirë që u publikua lista e sektorëve që lejohen të punojnë, madje nëse nuk duan të detyrohen të punojnë.
Ata që duhet të qendrojnë në shtëpi kontribuojnë duke ndejtur, ata që punojnë nga shtëpia po ashtu punojnë tanimë pa orar, kurse ata që punojnë jashtë, në ndërmarrje, duhet të punojnë!
Sepse nuk mund të jetojë një shoqëri duke shpërndarë lekë pa krijuar vlera. Shteti që shpërndan parà pa mbledhur taksa brenda disa muajsh falimenton!
Lekët nuk hahen sado të kesh!
As ndonjë neobabagjysh nga deti nuk del të na ushqejë!
Problemi është që në punë të ketë rregullore për respektimin e rregullave të mbrojtjes nga virusi sepse nuk ka kuptim që nga njera anë të respektohen ato në qytet me policë e ushtarë dhe të mos respektohen në qendrat e punës dhe të prodhimit.
Sidomos punonjësit në kontakt me publikun duhet të jenë shumë të mbrojtur dhe nën kontroll sepse përndryshe përhapin virusi veç që sëmuren vetë ata!
Po kështu rregullat e transportit të punonjësve! Janë vende ku duhet të zbatohet higjenë e lartë.
Jo vetëm sektorët e domosdoshëm për jetën duhet të funksionojnë por shteti duhet t’i mbështesë duke investuar, duke blerë aksione atje, duke nxitur ofertën e tyre në produktet jetike për konsumatorin, duke lehtësuar veprimtaritë, incentivuar punonjësit e atjeshëm, duke i orientuar në treg si edhe duke bërë politika proaktive që të nxisë ato prodhime që duhen më shumë. Po ashtu edhe ato shërbime që duhen më shumë!
Prodhimet ushqimore.
Shërbimet parësore.
Sektorët e eksportit.