”Më mirë vonë se kurrë”- Rama pro Kurtit që i jep 24 hektarë tokë Manastirit të Deçanit
Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur vendimin e qeverisë së Kosovës për regjistrimin e pronave për Manastirin e Deçanit. Rama inkurajon lidershipin e Kosovës që të vazhdojë të punojë me aleatët tanë të përbashkët për të demonstruar se Kosova është partner i besueshëm.
”E mbështes plotësisht vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me Manastirin e Deçanit; më mirë vonë se kurrë. E inkurajoj lidershipin e Kosovës që të vazhdojë të punojë me aleatët tanë të përbashkët për të demonstruar se Republika e Kosovës është me të vërtetë një partner i matur dhe i besueshëm i Komunitetit Euroatlantik”,-shkruan Rama.
Qeveria e Kosovës ka kërkuar nga Agjencia Kadastrale që të regjistrojë 24 hektarë tokë në emër të Manastirit të Deçanit. Ky veprim sipas Kurtit, vjen pasi anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës po kushtëzohet nga zbatimi i këtij vendimi. Gjatë mbledhjes së Qeverisë, Kurti tha se ky vendim është i padrejtë, por nuk do t’ia mohojë vendit anëtarësimin në Këshillin e Evropës, pasi thonë se janë kushtëzuar me zbatim të tij.
I fully support the better late then never decision of the Government of the Republic of Kosova to implement the Constitutional Court decision concerning the Decani Monastery. I encourage Kosova leadership to continue working with our joint key allies in demonstrating that the…
— Edi Rama (@ediramaal) March 13, 2024