Meta dhe Rama darkuan pas 7 muajsh ftohje tek Irfan Hysenbelliu

Mbrëmë Edi Rama dhe Ilir Meta darkuan tek restoranti “Prestigj ” i botuesit dhe biznesmenit  Irfan Hysenbelliu. Territori ishte rrethuar nga garda dhe policia. Burime pranë stafit të kryeministrit thanë për “KOHA JONE” se darka kaloi shkëlqyer,çka tregon se duhet të kenë hedhur pas kohën e ngricës mes tyre.

Nuk dihet se për çfarë kanë rënë dakort të dy, porse duket se keci i Irfanit i marrë nga Skrapari të ketë qenë më i shijshëm se sa ngjalat e Nar Kokës , pothuaj  para 3 viteve.

Darka mes tyre ka mbaruar diku rreth orës 00.30 të ditës së sotme, tamam në ditën e përvjetorit të 21 janarit, të protestës së ish-opozitës së Edi Ramës, pesë vite me parë. Të dy janë parë nga gazetari ynë, që priste me të tjerë nga mediat, të kenë dalë çakërqejf e sikur kishin netë me pije sëbashku, a thua se nuk kanë patur asnjë qejfmbetje mes tyre. Megjithatë ka edhe hamëndje se  të dy kanë luajtur me publikun tash një vit duke bërë si të “ndarë” për të ç’orientuar PD-në, ndërkohë se kanë qenë në harmoni të plotë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aktorë politik hollivudi!

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?