Më në fund mot pranveror. Ja sa do të shkojnë temperaturat këtë fundjavë
Fundjava e fundit e muajit mars solli temperatura tipike pranverore në vendin tonë, duke bërë që vlerat minimale të luhaten në zonat malore në 1-2 gradë celcius dhe në Ultësirën Perëndimore pritet që të ngjiten dhe në 21 gradë celcius.
“Fundjava e fundit e muajit mars solli temperature tipike pranverore në vendin tonë, duke bërë që vlerat minimale të luhaten në zonat malore në 1 ose 2 gradë Celsius në ultërsirën Perëndimore pritet që maksimalja të arrijnë deri në 21 gradë Celsius, përsa i përket kushteve atmosferike mbetemi në mbizotërimin e motit të qendrueshëm, ku do të kemi dominim të kthjellimeve gjatë ditës së shtunë, ndërsa gjatë ditës së dielë pritet të kemi kalime të pakta të vranësirave, më të dukshme këto do të jenë në zonat malore dhe gjatë pjesës së dytë të ditës, por nuk pritet të kemi reshje në vendin tonë. Përsa i përket parametrave të erës, do të jetë një erë me shpejtësi mesatare që nuk do tësjelli problematika në det”, thuhet ne parashikimin e Meteoalb.
KOHA JONË SONDAZH

