Me numërimin e 50% të QV PS forcë e parë, PD e dytë, LSI e tretë
Në rang kombëtar kur janë numëruar 2787 kuti nga 5301 në total kemi këtë renditje
Partia Socialiste ka 213.561 vota ose 26,74% duke u renditur edhe forca e parë politike. Ndërsa PD ka marrë 149.020 vota ose 18,66%, duke u renditur edhe forca e dytë në zgjedhjet e 21 qershorit.
LSI forcë e tretë politike me 129.097 vota ose16,16%%
Rezultati ndryshon në bazë të numërimit të kutive për këshillat bashkiakë.
Belsh, PS merr kryetarin dhe forcë politike, e dyta LSI, PD e treta
Poliçan, LSI merr kryetarin, PS forcë e parë, LSI e dyta, e treta PD
Pukë, PS merr kryetarin, forcë e parë LSI, PKD e dyta, PD e treta
Vlorë, PS merr kryetarin dhe forcë e parë politike, e dyta PD, LSI e treta
Selenicë, PD merr kryetarin, PS forcë e parë, e dyta PD, LSI e treta
Finiq, kryetarin e merr MEGA, por dhe forcë e parë, e dyta PBDNJ, PS e treta
Konispol, PS merr kryetarin por del dhe forcë e parë, PD e dyta, LSI e treta
Skrapar, LSI forcë e parë politike, fiton 10 këshilltarë, PS 3, PD 1, PR 1
LSI forcë e parë në Dropull me 2392 vota, PS e fundit me 700 vota
Pustec, Aleanca Maqedonase për Integrim Europian, forcë e parë politike
LSI forcë e parë edhe në Klos, PD e dytë, PS e tretë
Delvinë LSI forcë e parë politike, PS e dytë, PDIU e tretë
LSI në Mirditë forcë e parë politike, PS e dytë, PD e tretë